LAJMI I FUNDIT: Makina përplas 80-vjeçarin, gjendja e tij është kritike
- May 1
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Udenisht, në bashkinë e Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, një drejtuese automjeti ka përplasur një këmbësor rreth 80 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të rënda.
I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar mënyrën e saktë të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















