LAJMI I FUNDIT /Momente tensioni, dy persona sulmohen me th*kë
top of page

LAJMI I FUNDIT /Momente tensioni, dy persona sulmohen me th*kë

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Krujë ka përfunduar me plagosjen e dy personave. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30 në oborrin e një mobilerie në zonën e Niklës.


Sipas informacionit paraprak të policisë, gjatë një konflikti të çastit dhe për motive të dobëta, dy shtetas të identifikuar me inicialet A. Xh dhe G. Xh dyshohet se kanë goditur me mjet prerës dy vëllezër, shtetasit R. C., rreth 31 vjeç, dhe H. C., rreth 23 vjeç.


Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.


Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e konfliktit kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Ndërkohë, policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar dhe vijon kontrollet për kapjen e tyre.


Informacion paraprak


Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page