Lajmi i fundit/ Përplasje me th*ka, 55-vjeçari dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
4 hours ago
1 min read
Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari në Fier. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kreshpan-Cakran”, ku pas një përplasjeje për motive të dobëta është përdorur edhe thika.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është një 59-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me thikë 55-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ka ndërhyrë pas ngjarjes dhe ka arrestuar 59-vjeçarin e dyshuar si autor të plagosjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.
“KORÇA BOOM”















