top of page

Lajmi i orës së fundit: SPAK dhe BKH në aksion kundër call center-it të mashtrimeve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 16
  • 1 min read

Updated: Jan 17

Janë zbardhur detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH në zonën e Myslym Shyrit, ku agjentët kanë zhvilluar kontrolle në ambientet e një qendre tregtare, konkretisht në zyrat e një biznesi që dyshohet se operonte si call center.


Sipas burimeve, biznesi i kontrolluar i përket një shtetasi italian dhe një ortaku shqiptar. Ambienti me qira ndodhej në kullën e ndërtuar pranë ish-shtëpisë së përgjimit të Sigurimit të Shtetit.


Gjatë kontrolleve janë sekuestruar kompjuterë dhe materiale të tjera dokumentare, të cilat dyshohet se lidhen me një çështje mashtrimi ndaj qytetarëve të Bashkimit Europian.


Në aksionin e SPAK dhe BKH kanë qenë të pranishëm edhe kameramanë të emisionit investigativ italian Le Iene, duke treguar bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë hetim.

Në terren ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Jon Keta, çka nënvizon rëndësinë dhe ndjeshmërinë e këtij operacioni për strukturat e posaçme të drejtësisë.


Kontrollet kanë zgjatur për disa orë dhe janë shoqëruar me prezencë të lartë policore. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK mbi rezultatet e aksionit, por burime pranë hetimit bëjnë me dije se priten arrestime.

"KORCA BOOM"


bottom of page