top of page

Lajmi i rëndë / Ministri 55-vjeçar gjendet i pajetë në dhomën e hotelit!

36 minutes ago
2 min read

Një lajm i rëndë ka tronditur politikën gjermane, pasi ministri i Ekonomisë dhe zëvendëskryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare. Politikani është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të hotelit në Berlin.

Ngjarja ndodhi më 4 nëntor, ndërsa vdekja e tij u konfirmua zyrtarisht nga Prokuroria e Berlinit dhe më pas nga institucionet bavareze.

Sipas autoriteteve, Aiwanger u gjet në dhomën e hotelit në lagjen Mitte, në qendër të kryeqytetit gjerman. Pas konstatimit të vdekjes, Policia dhe Prokuroria nisën procedurat hetimore për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

Politikani kishte udhëtuar drejt Berlinit për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së zyrës së re të partisë së tij, Freie Wähler (Votuesit e Lirë), ku ishte planifikuar të mbante edhe një fjalim.

Megjithatë, ai nuk u paraqit në aktivitet, pasi kishte njoftuar se nuk ndihej mirë dhe kishte vendosur të qëndronte në hotel. Më vonë, pasi nuk ishte arritur të kontaktohej, ai u gjet pa shenja jete në dhomën e tij.

Prokuroria e Berlinit konfirmoi nisjen e hetimeve për të sqaruar shkakun e vdekjes dhe për të përjashtuar mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë.

Një ditë më vonë, më 5 nëntor, u publikuan edhe rezultatet paraprake të autopsisë, të cilat nuk evidentuan shenja të një ndikimi të jashtëm në vdekjen e politikanit. Megjithatë, autoritetet bënë të ditur se do të kryheshin ekzaminime të tjera mjekoligjore për të përcaktuar shkakun përfundimtar.

Lajmi shkaktoi reagime të shumta në politikën gjermane, veçanërisht në Bavari, ku Aiwanger mbante dy nga postet më të rëndësishme qeveritare.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, shprehu tronditjen për humbjen e bashkëpunëtorit të tij, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi dhe duke shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit.

Hubert Aiwanger ishte një nga figurat më të njohura të politikës bavareze dhe drejtonte partinë Freie Wähler që prej vitit 2006. Në vitin 2018, pas marrëveshjes së koalicionit me CSU-në, ai mori detyrën e ministrit të Ekonomisë, Zhvillimit Rajonal dhe Energjisë, si dhe atë të zëvendëskryeministrit të Bavarisë.

Pas vdekjes së tij, përgjegjësitë e përkohshme në Ministrinë e Ekonomisë pritet të merren nga sekretari i shtetit Tobias Gotthardt, i cili ndodhej në një udhëtim zyrtar në Singapor dhe u kthye në Bavari.

Hubert Aiwanger lë pas partneren dhe dy fëmijët e tij. Ndërkohë, autoritetet vijojnë procedurat për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes së politikanit 55-vjeçar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page