Lamtumirë, engjëj të vegjël…
- Korca Boom
- Jul 18, 2025
- 1 min read
Updated: Jul 19, 2025
LAMTUMIRË…
Dy vogëlushë nga Labinot Fushë dolën në një fotografi të fundit me babain e tyre, sikur ta ndienin që ajo do ishte përshëndetja e fundit.
Ishin vetëm 7 dhe 9 vjeç. Ndihmonin çdo ditë me bagëtitë, rriteshin mes kullotës e fushës.
Kur delet ndalën të pinin ujë, ata u futën në lumin e ftohtë për t’u larë… por uji nuk i ktheu më.
I mori me vete përgjithmonë.
Ikën bashkë me valët, duke lënë pas heshtje, dhimbje, dhe dy prindër me një plagë që s’mbyllet kurrë.
Nesër delet do kullosin pa ta, ndërsa lumi Shkumbin do rrjedhë më rëndë, si një fajtor që u preu fëmijërinë në mes.
Lamtumirë, engjëj të vegjël…
“KORÇA BOOM”



















