top of page

Lorent Nake në krye të burgut të Drenovës dhe Artan Koçibelli shef policie!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 6, 2025
  • 1 min read

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës, emër tjetër edhe shefi i policisë.


Lorent Nake vjen në krye të burgut të Drenovës pasi është shkarkuar Fatjon Fasho, i cili humbi këtë post ngaqë në Institucionin e vuajtjes së dënimit që konsiderohet me siguri të lartë, ju gjet një celular i të dënuarit Laert Haxhiut.


Ndërkaq, Artan Koçibelli zëvendëson Sokol Kacoli si shef policie.


Burgu i Drenovës është një institucion i paqëndrueshëm sa i përket drejtuesve të tij, të cilët nuk kanë jetëgjatësi në ushtrimin e detyrës për shkak të problematikave apo shkeljeve të konstatuara herë pas here në këtë Institucion të vuajtjes së dënimit.


“KORÇA BOOM”


bottom of page