top of page

Lot dhe dhimbje në Korçë/ Nëna kërkon ndihmë për vajzën 19-muajshe me tumor

  • May 22
  • 1 min read

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur nga Korçë, ku një nënë shqiptare po lufton çdo ditë për jetën e vajzës së saj vetëm 19 muajshe.


Vogëlushja Alesia është diagnostikuar pak ditë më parë me një tumor embrional agresiv në tru, në stadin e katërt, një nga format më të rënda të sëmundjeve të sistemit nervor qendror. Lajmi ka tronditur familjen, e cila tashmë po përballet me një betejë të vështirë për t’i dhënë vajzës së tyre një shans për jetën.


Aktualisht, Alesia ndodhet e shtruar në një spital në Greqi, ku ka kryer biopsinë dhe ndërhyrjet e para mjekësore. Por sipas mjekëve, trajtimi më i specializuar dhe shpresa më e madhe për shërimin e saj ndodhen në Itali.


Në një video të dërguar në redaksi, nëna e vogëlushes dëgjohet teksa bën një lutje rrëqethëse mes lotësh:


“Shqiptarë, kudo që ndodheni, më ndihmoni ju lutem! Ndihmoni vajzën time të shërohet…


Gjendja e saj është në duart tuaja. Çupa hoqi një tumor në kokë. Ky tumor është në një fazë shumë të avancuar dhe mund të shpërndahet në të gjithë trupin. Ju lutem më ndihmoni ta çoj ku të jetë më mirë vajzën time të shërohet…”


Familja bën me dije se kostot e trajtimit janë të papërballueshme. Rreth 120 mijë euro nevojiten për ndërhyrjet kirurgjikale, kimioterapitë, analizat, trajtimin e specializuar në Itali, si dhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit.


Përballë kësaj sprove të rëndë, familjarët kanë hapur një faqe GoFundMe dhe kërkojnë ndihmën e çdo shqiptari me zemër të madhe. Edhe një kontribut simbolik apo shpërndarja e apelit mund të bëjë diferencën për jetën e vogëlushes që sot po lufton për të jetuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page