Lulet e diplomacisë apo kurthi i pushtetit? Samiti Trump–Putin nis në Alaskë
- Korca Boom
- Aug 15
- 1 min read
Një bisedë me rëndësi globale ka filluar vetëm pak çaste më parë, në bazën ushtarake Joint Base Elmendorf–Richardson në Anchorage, Alaska. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, janë përballur për herë të parë personalisht që nga rikthimi në detyrë i Trump këtë vit
Kjo është takimi i parë një-me-një mes dy liderëve që nga viti 2019, dhe po mbahet në një ambient me siguri të lartë ushtarake . Takimi, që ka nisur me një mirëseardhje serioze dhe një përshëndetje publike, përfshin edhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë, nga pala amerikane, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe këshilltari Steve Witkoff, ndërsa nga ana ruse, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe këshilltari Yuri Ushakov
Kjo ndodh në një moment vendimtar, kur objektivi i samitit fokusohet në gjetjen e një zgjidhjeje përzemër për konfliktin në Ukrainë, duke sjellë potencialisht implikime të mëdha për arkitekturën e sigurisë në nivel ndërkombëta
“KORÇA BOOM”



















