top of page

Lëkundje mëngjesin e sotëm në Shqipëri/ Ja epiqendra dhe sa ishte magnituda e tërmetit

  • Mar 30
  • 1 min read

Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në vend, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore të Shqipërisë.


Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjes dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani.


Lëkundjet janë ndjerë të forta për disa sekonda, duke shqetësuar banorët e zonës, por pa raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page