Lëvizje e papritur: Kryebashkiaku i Kolonjës hyn në SPAK
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, është paraqitur këtë të premte në ambientet e SPAK.
Deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me arsyen e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet nëse thirrja e tij lidhet me ndonjë procedim konkret hetimor apo me marrje deklarimesh në kuadër të një çështjeje ekzistuese.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2025, SPAK i ka komunikuar Isait statusin e personit nën hetim për veprën penale të dyshuar të shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.
Burime institucionale nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi zhvillimin e fundit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion nga organi i akuzës ose nga vetë kryebashkiaku lidhur me arsyet e kësaj paraqitjeje.
“KORÇA BOOM”
















