top of page

Lëvizje me “hap breshke” në autostradë, drejtuesit përballen me vonesa

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Qarkullimi i automjeteve në autostradën Autostrada Tiranë–Durrës paraqitet i rënduar mëngjesin e kësaj të shtune, duke shkaktuar vonesa për drejtuesit e mjeteve.


Radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje e ngadaltë e trafikut janë krijuar që në zonën e mbikalimit pranë Casa Italia dhe deri te mbikalimi i terminalit.


Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë bllokim të pjesshëm të segmentit, duke e kthyer një nga akset kryesore të vendit në një nyje problematike për qarkullimin.


Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkaqet konkrete të situatës, por kjo nuk është hera e parë që ky segment përballet me kaos të ngjashëm, sidomos gjatë fundjavave apo sezonit turistik.


Autostrada Tiranë–Durrës, e konsideruar si arteria kryesore që lidh kryeqytetin me bregdetin dhe portin më të madh në vend, vijon të mbetet një pikë e ndjeshme e infrastrukturës rrugore.

"KORCA BOOM"


bottom of page