Makina përplas një këmbësore, 46-vjeçarja nuk i mbijeton plagëve
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Peqin–Elbasan, në afërsi të fshatit Bradashesh.
Sipas informacionit zyrtar, një automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialet A.H. ka përplasur një këmbësore, shtetasen N.S., 46 vjeçe. E dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.
"KORCA BOOM"



















