top of page

MALIQ/ Pas 4 ditësh gjenden 2 adoleshentët 15-vjeçarë që u larguan nga banesa!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 29, 2025
  • 1 min read

Updated: Jun 30, 2025

Gjenden në Tiranë dy të miturit që u larguan nga banesa në Maliq.


Pas katër ditësh kërkimesh intensive, Policia e Shtetit ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e dy të miturve nga Maliqi, të cilët ishin larguar nga banesat e tyre në fshatrat Zvirinë dhe Leminot.


Të rinjtë, një vajzë dhe një djalë 15-vjeçar, u gjetën në kryeqytet, në zonën pranë qendrës tregtare TEG. Gjetja e tyre u bë e mundur falë bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Policisë së Maliqit dhe forcave të rendit në Tiranë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative.


Fatmirësisht, të miturit janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë janë nën kujdesin e autoriteteve përkatëse. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të largimit të tyre.


“KORÇA BOOM”


bottom of page