top of page

Maturantët e Gjimnazit “Themistokli Gërmenji” mbyllin një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 26
  • 1 min read

Në një atmosferë emocionuese dhe plot ngjyra, maturantët e Gjimnazit “Themistokli Gërmenji” nënshkruan në faqen e fundit të librit që ngjyrosën me përkushtim dhe dashuri për tre vite me radhë.


Secili prej tyre ka shkruar këtë libër përmes individualitetit të vet, duke ndërthurur durimin, këmbënguljen dhe vullnetin për dijen me energjinë rinore dhe pasionet e larmishme. Të gjitha këto bashkë krijuan një vepër unike – një kapitull të paharrueshëm në historinë personale dhe kolektive të kësaj gjenerate.


Tashmë, të pajisur me dije dhe përvojë, këta të rinj janë gati të nisin një rrugëtim të ri. Fizikantë, biologë, matematicienë, kimistë, letrarë, artistë, sportistë – të gjithë së bashku kontribuuan për të sjellë trofe, çmime dhe krenari, jo vetëm për shkollën, por edhe për qytetin e Korçës.


Në këtë ditë të veçantë, maturantët e vitit 2025 u përshëndetën me fjalë zemre nga Drejtoresha e DRAP Korçë, znj. Vinjola Rota, si dhe nga prindër, familjarë dhe mësues, të cilët ishin të pranishëm për të ndarë këtë moment të paharrueshëm me ta.


U urojmë suksese të mëtejshme në shtigjet e reja të jetës, të dashur maturantë! Shkëlqeni gjithmonë!

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page