Me armë në dorë dhe mesazhe kërcënuese, ja çfarë postonte në rrjetet sociale i mituri që vrau 14-vjeçarin në Maliq! (Foto)
- Korca Boom
- Aug 14, 2025
- 1 min read
Detaje të reja kanë dalë nga sherri mes dy të miturve në Mlaiq, ku mbeti i vrarë një 14 vjeçar. Jashtë kamerave, shokët e dy të rinjve tregojnë se midis dy 14 vjeçareve ka patur një konflikt të mëparshëm verbal.
Sipas fotove të siguruara, shihet se autori i dyshuar i vrasjes së 14 vjeçarit pozonte me një armë gjahu çifte në rrjetet sociale dhe sipër fotos vendos një mbishkrim duke u shprehur se "Unë do shfaqem kur nuk ta pret mendja".
Të njëjtat burime tregojnë se autori i dyshuar njihet si një adoleshent "i lëvizshëm" duke shkaktuar herë pas here probleme me bashkëmoshatarët
Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nuk ka patur një "planifikim" për t'u takuar, por të dy adoleshentët janë gjetur në të njëjtin lokal rastësisht.
Në një moment të caktuar, njeri prej tyre kërkon të sqarohet ndërsa autori i dyshuar ka nxjerrë një mjet prerës nga xhepi dhe e ka goditur bashkëmoshatarin e tij. Ndëkohë që Policia ka shoqëruar në komisariat autorin 14 vjeçar për ta marrë në pyetje, grupi hetimore ende nuk ka gjetur mjetin prerës të dyshuar thikë./ PAMFLETI
“KORÇA BOOM”





















