top of page

Me dy pistoleta, silenciator dhe drogë në makinë, arrestohet “i forti” në Tiranë: (Emri)

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis me qëllim shitjen.


I arrestuar është Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë.


"Sekuestrohen 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak, vihet në pranga 42-vjeçari.


42-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis me qëllim shitjen.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.


Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë.42-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.


Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak.", njofton policia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page