top of page

Mesazhi i Vinjola Rotës në Ditën e Alfabetit: Shkronjat dhe numrat, ura drejt dijes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Edhe pse rruga ime nisi si mësuese e Matematikës, sot, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, zemra ime nderon po aq fort shkronjat tona të arta. Sepse në thelb, mësimdhënia është e njëjtë: Të ndërtosh ura, të hapësh mendje dhe të ushqesh dashurinë për dijen, qoftë për numrat, qoftë për fjalët.


Si drejtoreshë e DRAP-it, sot ndihem edhe më krenare që në institucionet tona arsimore kultivojmë çdo ditë vlerat e gjuhës shqipe, duke ruajtur identitetin tonë dhe duke u dhënë fëmijëve dritën e dijes që i shoqëron përjetë.


Gëzuar Ditën e Alfabetit!

Le të vazhdojmë së bashku misionin fisnik të arsimit, ku çdo shkronjë dhe çdo numër bëhen gurë themeli për brezat e së ardhmes.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page