top of page

Meteorologët: SOT do të ketë shtrëngata, vetëtima dhe borë

  • Mar 31
  • 1 min read

Ditën e sotme (e martë) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.


Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.


Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare e gradualisht priten të shtihen dhe në pjesën tjetër të vendit.


Gjatë ditës, reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, hera–herës shtrëngata afatshkurtra e lokalisht shkarkesa elektrike në zonën jugperëndimore dhe atë qendrore të territorit.


Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 800-900 metra në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.


Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s.


Deti–Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3 ballë./ Zoom.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page