top of page

Misteri në Moravë: Zbulohet i vd*kur 72-vjeçari, ja çfarë thotë mjeku ligjor

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.02.2026, për largimin nga banesa të shtetasit A. D., 72 vjeç, banues në Korçë, autoritetet bëjnë me dije se është gjetur trupi i pajetë i tij në gjendje dekompozimi, në vendin e quajtur “Çezma e Manushaqeve”, në malin Moravë.


Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e kufomës dhe deklarimet e mjekut ligjor pas autopsisë, rezulton se nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme.


Sipas të dhënave paraprake, 72-vjeçari dyshohet ta ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Policia vijon dokumentimin e plotë të rastit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page