Misteri: Çfarë ndodhi në apartamentin ku u vr*në tre persona
- 6 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podgoricë, ku tre persona kanë humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në një lagje të njohur si “Aeroporti i Vjetër”.
Sipas mediave vendase, mes viktimave janë identifikuar dy vëllezër nga Rozhaja, Denis Hoti (28 vjeç) dhe Nezrin Hoti (27 vjeç). Të tre viktimat janë burra të rritur dhe, sipas policisë, nuk ka indicie që ngjarja të lidhet me përplasje mes grupeve kriminale.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim një tjetër shtetas nga Rozhaja, Vehid Murić, i cili dyshohet se ka kryer krimin gjatë natës në një apartament me qira. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka vrarë tre persona me të cilët punonte në një kantier ndërtimi dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Policia bën me dije se ngjarjes i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit, ndërsa të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja.
Dyshohet se krimi është kryer me armë të ftohtë. Pas ngjarjes, autori mendohet se është kthyer në qytetin e tij të lindjes, ku sipas burimeve, ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në banesën familjare.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















