top of page

Momente paniku në rrugë, aksident mes tre automjetesh

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë kthesës te ish-Divizioni, në zonën ku aktualisht ndodhet Drejtoria e Policisë Kufitare.


Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy autovetura dhe një fuoristradë, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe që ende nuk dihen.


Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident. Për disa minuta është regjistruar edhe ngadalësim i qarkullimit në këtë segment rrugor.


Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“KORÇA BOOM”


bottom of page