Monika Kryemadhi shkon në SPAK, ironi para mediave: Po iki drejt një beteje ligjore domethënëse
- Feb 26
- 1 min read
Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK. Kryemadhi ndaloi përpara mediave, ku nuk munguan ironitë dhe batutat teksa hynte në Prokurorinë e Posaçme.
Kryemadhi deklaroi se po përballet me një proces të rëndësishëm ligjor.
“Mirëmëngjesi të gjithëve. Tani po ikim drejt një beteje ligjore shumë domethënëse. A jeni lodhur, apo hiç fare.”, tha Kryemadhi.
Më 28 korrik 2025, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale kundër ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Meta i cili prej më shumë se një viti ndodhet në burg akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















