top of page

Motori përplas biçikletën në Tiranë, humb jetën babai i ministres

  • 38 minutes ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.


Sipas policisë, një motomjet i drejtuar nga 31-vjeçari S.M. është përplasur me një biçikletë, me të cilën lëvizte 87-vjeçari L.P.


Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Burime bëjnë me dije se viktima është babai i ministres Adea Pirdeni.


Policia njofton se drejtuesi i motomjetit është arrestuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page