top of page

Më pak ndeshje të zhvilluara, por më shumë pikë! Skënderbeu “leksion” edhe ekipeve të Superiores (STATISTIKAT)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 26, 2025
  • 1 min read

Çdo kampionat në vendin tonë ka mbyllur vitin 2025. Superiorja dhe Kategoria e Parë që kanë edhe vëmendjen më të madhe të tifozëve, kanë “dhuruar” mjaft emocione deri në këtë fazë të kampionatit.


Superiorja ka zhvilluar 18 ndeshje, ndërsa Kategoria e Parë 1 më pak. Por nëse shikojmë pikët e grumbulluara nga ekipet në këto dy kampionat, Skënderbeu “udhëheq”.


Kjo pasi korçarët në 17 ndeshje kanë mundur të sigurojnë 40 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër. Në Kategorinë e Parë udhëheqin me 7 pikë diferencë ndaj Laçit. Por jo vetëm kaq, pasi “Ujqërit e Dëborës” kanë grumbulluar më shumë pikë se Egnatia që kryeson në Superiore.


Kjo pasi rrogozhinasit në 18 javë kampionat kanë mundur të sigurojnë 37 pikë. Në këto kushte, Skënderbeu me 1 ndeshje më pak ka grumbulluar më shumë pikë, duke i lënë “targën” çdo ekipi dhe madje duke iu dhënë “leksion” skuadrave të “mëdha” të elitës./ NEWSPORT

“KORÇA BOOM”


bottom of page