top of page

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i PS

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare, ish-deputeti, Hamit Kosta një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit.


Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë trishtim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe te të gjithë ata që e kanë njohur nga afër gjatë viteve të angazhimit të tij në politikë. Hamit Kosta ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste, duke kontribuar në përfaqësimin e qytetarëve dhe në zhvillimin e zonës që përfaqësonte.


Gjatë karrierës së tij, ai u vlerësua për përkushtimin, thjeshtësinë dhe lidhjen e fortë me komunitetin.


Figura e tij mbetet e respektuar për kontributin në jetën publike dhe për rolin që luajti në vite në skenën politike lokale dhe kombëtare./ BalkanWeb

“KORÇA BOOM”


bottom of page