top of page

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në Shqipëri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

  • 4 days ago
  • 1 min read

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë çmimet e reja tavan për karburantet në tregun vendas, të cilat hynë në fuqi sot, më 20 maj, në orën 18:20.


Sipas vendimit të ri, nafta (gazoil) do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 202 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 190 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë me çmim maksimal 188 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 176 lekë për litër.


Çmimet do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut ndërkombëtar dhe vendas.


Në njoftim, Bordi i Transparencës paralajmëroi të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi, duke theksuar se çdo shkelje e konstatuar mund të sjellë masa të rënda, deri në pezullimin e aktivitetit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page