Nga grabitja si agjentë të antidrogës te atentati në Pogradec, kush janë dy të burgosurit që u përleshën sot!
Altedi Jolldashi dhe Sebastian Ogiç, të dy kanë precedentë për ngjarje të rënda kriminale, ndërsa një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e përleshjes.
Altedi Jolldashi dhe Sebastian Ogiç janë dy të dënuarit që u përfshinë në një përleshje fizike brenda burgut të Reçit, në Malësinë e Madhe.
Jolldashi po vuan dënimin për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa Ogiç për vjedhje me armë dhe dhunë, të kryer në bashkëpunim.
Sebastian Ogiç u përfshi në një grabitje të ndodhur në vitin 2022 në Tiranë. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij u paraqitën si efektivë të antidrogës për të grabitur një 32-vjeçar.
Gjatë ngjarjes, autorët e kërcënuan të riun me pistoletë dhe i kërkuan të dorëzonte çantën, duke u prezantuar si punonjës policie.
Ndërsa Altedi Jolldashi u përfshi në vitin 2024 në një shkëmbim zjarri në Pogradec, ku mbeti edhe vetë i plagosur. Për këtë ngjarje, gjykata e dënoi me gjashtë vite burg.
Jolldashi ishte arrestuar edhe më herët, në vitin 2020, për transportim të paligjshëm të emigrantëve.
Pas konfliktit mes dy të dënuarve në burgun e Reçit, autoritetet kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përleshjes.
Ende nuk ka informacion të konfirmuar mbi motivin që çoi në konfliktin fizik mes Jolldashit dhe Ogiçit./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















