top of page

NGJARJE E RËNDË/ Rrëzohet nga shkallët, ndërron jetë në ambulancë duke u transportuar!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Një i moshuar ka humbur jetën në rrethana fatkeqe, teksa ishte duke u transportuar drejt Spitalit të Traumës.


Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Viktima është H.D., 74 vjeç.


Ai dyshohet nga hetimet paraprake, se është rrëzuar nga shkallët e banesës së tij, duke pësuar lëndime serioze dhe fraktura, kryesisht në kokë.


“Më 9 shkurt, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, nga spitali i Durrësit në spitalin e Traumës, shtetasi H. D., 74 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës”, bëri me dije zyrtarisht policia vendore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page