top of page

Ngjarje e rëndë/ I moshuari sulmon me th*kë nipin e tij

  • Mar 27
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit, ku një 71-vjeçar ka plagosur me thikë nipin e tij, djalin e vëllait. Sipas të dhënave paraprake nga policia, konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.


Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar disa fishekë.


Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi ka plagosur me mjet prerës nipin e tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç.


I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page