Ngjarje e rëndë në Korçë/ Adoleshentja tenton akt ekstr*m, shpëtohet në momentet e fundit
- 1 day ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku një adoleshente është transportuar me urgjencë drejt Spitali Rajonal i Korçës, pasi ka tentuar t’i japë fund jetës.
Sipas të dhënave paraprake, e reja ka kërcënuar se do të hidhej nga dritarja e banesës ku jeton, duke shkaktuar alarm tek familjarët dhe banorët përreth. Ndërhyrja e menjëhershme e familjes, konkretisht e nënës së saj, ka bërë të mundur parandalimin e ngjarjes në momentet e fundit.
Burime bëjnë me dije se para këtij veprimi ka pasur një debat mes adoleshentes dhe së ëmës, një situatë e ngjashme me atë të ndodhur rreth tre muaj më parë, kur vajza kishte tentuar të hidhej nga kati i tretë i pallatit.
Në atë kohë, si vetë adoleshentja ashtu edhe fqinjë të zonës kishin deklaruar se ajo ndihej e turpëruar nga konfliktet e vazhdueshme të së ëmës me shoqërinë e saj dhe me banorë të lagjes.
Ndërkohë, familja përballet me vështirësi ekonomike, ndërsa babai i vajzës ndodhet në burg, faktorë që dyshohet se mund të kenë ndikuar në gjendjen emocionale të saj.
Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë, ngjarja nuk pati pasoja fatale, ndërsa adoleshentja ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme.
“KORÇA BOOM”
















