Ngjarje tronditëse, vajza 19-vjeçare gjen nënën dhe motrën të pajeta
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje tragjike ka tronditur Torinon, ku një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare janë gjetur të pajeta brenda apartamentit ku jetonin.
Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vrasje-vetëvrasje. Dyshimet e para tregojnë se nëna fillimisht ka vrarë vajzën e saj dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Trupat u zbuluan nga vajza tjetër e familjes, 19 vjeçe, e cila pasi ka hyrë në banesë është përballur me skenën e rëndë. E reja ndodhet në gjendje shoku dhe është transportuar për trajtim në Maria Vittoria Hospital.
Shërbimet e emergjencës mjekësore ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe tentuan reanimimin e 13-vjeçares, por fatkeqësisht pa sukses.
Mësohet se gruaja jetonte e ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh dhe banonte në apartament vetëm me dy vajzat e saj.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
“KORÇA BOOM”
















