Nis mësimi i gjuhës shqipe në Selanik/ Një fillim i bukur për gjuhën dhe zemrat shqiptare
- Korca Boom
- Oct 21
- 1 min read
Nis mësimi i gjuhës shqipe në Selanik, një fillim i bukur për gjuhën dhe zemrat shqiptare.
Pas një pritjeje të gjatë e plot durim, të premten që shkoi nisi mësimi i gjuhës shqipe në shkollën nr. 13 të Selanikut, me pjesëmarrjen e fëmijëve shqiptarë të diasporës.
Ky është tashmë viti i pestë radhazi që mësuesja e përkushtuar Eva Paloka, e çertifikuar nga shteti shqiptar, vazhdon me pasion dhe dashuri misionin e saj për ta mbajtur të gjallë gjuhën e nënës dhe rrënjët shqiptare në zemrat e brezit të ri.
Shoqata shqiptare në Selanik i uron mësueses dhe nxënësve një vit të mbarë shkollor, me krahë të lehtë dhe zemra plot dritë, në udhën e bukur të dijes dhe identitetit kombëtar.
“KORÇA BOOM”



















