top of page

Në afërsi të Shkëmbit të Dobërçanit, rrëshqitje dherash në aksin Maliq–Gramsh

  • Jun 22
  • 1 min read

Një rrëshqitje dherash është regjistruar në aksin rrugor Maliq–Gramsh, në afërsi të Shkëmbit të Dobërçanit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në zonë.


Sipas informacioneve paraprake, rrëshqitja e dherave është shkaktuar si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë për disa orë zonën juglindore të vendit.


Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë mjetet e Bashkisë Maliq, si dhe firma nënkontraktore, të cilat po punojnë për pastrimin e inerteve dhe normalizimin e qarkullimit në aksin nacional.


Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment, për shkak të kushteve të vështira të rrugës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page