Operacion i madh në Greqi, policia gjen lekë shqiptare mes plantacionit të dr*gës
- 2 days ago
- 1 min read
Një plantacion i madh kanabisi i fshehur në një zonë pyjore në Korinth është zbuluar dhe asgjësuar nga policia greke, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe para në lekë shqiptare, element që sipas autoriteteve mund të lidhet me personat e përfshirë në aktivitet.
Sipas policisë, plantacioni përmbante 336 fidanë kanabisi, nga të cilët mund të prodhoheshin rreth 168 kilogramë marijuanë, me një vlerë që në treg arrin deri në 504 mijë euro.
Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu 2.2 kilogramë marijuanë të gatshme, një tendë që dyshohet se përdorej nga rojet e plantacionit, rezerva ushqimore dhe pijesh, si edhe mjete bujqësore dhe plehra kimike të përdorura për kultivimin e bimëve.
Autoritetet greke bëjnë me dije se plantacioni ishte i fshehur mirë në thellësi të zonës pyjore dhe furnizohej me ujë përmes një sistemi të posaçëm ujitjeje, i instaluar për të mbajtur në funksion kultivimin.
Në lidhje me rastin është vënë nën akuzë një person, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
“KORÇA BOOM”
















