top of page

Operacion në kufi: Arrestohet i shumëkërkuari që kërkohej nga Interpol Wiesbaden

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 10, 2025
  • 1 min read

Një 32-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është ndaluar nga policia kufitare në Qafë Thanë, në hyrje të territorit shqiptar, pasi rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.


I ndaluari është shtetasi F. A., banues në Maqedoninë e Veriut. Nga verifikimet e kryera, ai rezultoi i kërkuar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprën penale “Mashtrimi”.


Pas arrestimit, materialet i janë referuar Interpol Tiranës, e cila do të ndjekë procedurat për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, ku pritet të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.

“KORÇA BOOM”


bottom of page