top of page

Paga mesatare arrin 833 euro, pensionet në rritje progresive

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 21 hours ago
  • 1 min read

Kryeministri Edi Rama deklaroi se paga mesatare në tremujorin e fundit ka arritur në 833 euro, ndërsa nga janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se rritja e pensioneve që nis nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë përtej indeksimit dhe do të vijojë në mënyrë të qëndrueshme vit pas viti.


Sipas tij, pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari 2026. Kjo rritje do të dyfishohet në vitin 2027, do të trefishohet në vitin 2028, do të katërfishohet në vitin 2029 dhe do të vijojë me rritje progresive në vitet pasuese.

Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj, pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj, pensioni familjar me 700 lekë në muaj, ndërsa pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj.


Kreu i qeverisë u ndal edhe te treguesit ekonomikë, duke theksuar se bizneset e reja janë shtuar me rreth 20%, ndërsa investimet e huaja kanë shënuar rritje mbi 10% në tremujorin e tretë. Sipas Ramës, edhe stoku i investimeve të huaja është rritur me më shumë se 10% krahasuar me një vit më parë.


Ai shtoi se indeksimi i pensioneve ka nisur që në tetor të këtij viti, ndërsa me hyrjen e vitit të ri do të fillojë rritja e qëndrueshme e tyre, e cila do të përforcohet gradualisht çdo vit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page