Pamje alarmante, pemët përfundojnë mbi automjete
- 5 hours ago
- 1 min read
Era e fortë dhe reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të Durrës, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe situata të rrezikshme për qytetarët.
Një nga zonat më të prekura ka qenë ajo e Plepave, ku disa pemë janë rrëzuar si pasojë e erës së fuqishme, duke përfunduar mbi automjete dhe duke bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit.
Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar, por janë shënuar dëme materiale në disa automjete të parkuara në zonë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse për largimin e pemëve dhe normalizimin e qarkullimit, ndërsa autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe erës së fortë që vijon të përfshijë qytetin.
“KORÇA BOOM”
















