top of page

PANIK në një lokal! 50-vjeçari tenton të vrasë me armë një 38-vjeçar

  • Apr 8
  • 1 min read

Momente paniku janë shënuar pasditen e djeshme në një lokal në Tiranë!


Një 50-vjeçar ka përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 38-vjeçar.


Pas hekurave ra Agim Visha. Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin me inicialet I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, po konflikteshin dy shtetas, njëri prej të cilëve mbante armë zjarri, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page