Pas festimit të Pashkës/ Emigrantët rikthehen në Greqi, radhë mbi 1 km në Kapshticë
- 3 days ago
- 1 min read
Emigrantët që festuan Pashkën Ortodokse në vendlindje, po rikthehen drejt shtetit grek, gjë që ka krijuar fluks në doganën e Kapshticës.
Mësohet se doganë ndodhen në pritje me dhjetëra mjete, duke sjellë lëvizje të rënduar, ndërsa radha ka arritur në më tepër se 1 km.
Sipas të dhënave nga pika kufitare, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke me 6 korsi në hyrje të saj./CNA
“KORÇA BOOM”
















