top of page

Pasojat e luftës në Iran, çmimet e karburanteve rriten me gati 50% në SHBA

  • 3 days ago
  • 1 min read

Rritja e tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit ka reflektuar menjëherë në tregjet e energjisë, duke sjellë një shtrenjtim të ndjeshëm të karburanteve në Shtetet e Bashkuara.


Sipas të dhënave të publikuara nga AAA, çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt ka arritur në 4.45 dollarë.


Vetëm gjatë javës së fundit, çmimi është rritur me 34 cent, ndërsa krahasuar me fundin e shkurtit, rritja totale arrin në 1.47 dollarë për gallon, që përkthehet në rreth 49.3%.


Ekspertët e lidhin këtë rritje me pasiguritë që kanë përfshirë tregjet globale pas përshkallëzimit të konfliktit. Frika për ndërprerje të furnizimit dhe paqëndrueshmëria në zonat kryesore prodhuese të naftës kanë ndikuar drejtpërdrejt në çmimet./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page