top of page

Peng për para! 20-vjeçari dhunohet nga tre persona

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Vlorë, ku një 20-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë në automjet, është mbajtur peng dhe më pas është dhunuar për t’i marrë një shumë parash.


Menjëherë pas marrjes së informacionit, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Vlorë nisën veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.


Si rezultat i operacionit policor të koduar “STRIKE 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasin B.H., 24 vjeç, banues në fshatin Risili të Vlorës. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim policor edhe shtetasit R.L., 30 vjeç dhe L.K., 34 vjeç, vëllezër, të dy banues po në Risili.


Sipas hetimeve paraprake, tre shtetasit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë 20-vjeçarin dhe e kanë çuar në një ambient të izoluar, ku e kanë dhunuar me qëllim përfitimin e shumës prej 6 mijë eurosh.


Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.


Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page