Plagos 60-vjeçarin me thikë para dyqanit të tij, vihet në pranga 62-vjeçari
- Korca Boom
- Dec 1
- 1 min read
Policia ka vënë në pranga shtetasin me inicialet Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe mjeti prerës që dyshohet se është përdorur nga autori.
Sipas njoftimit të policisë:
“Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes autori i dyshuar. Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se është përdorur në vendin e ngjarjes.”
"KORCA BOOM"



















