top of page

Plagosja me th*kë!/ Ky është 42-vjeçari i plagosur (FOTO)

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 1 në Sarandë, duke shkaktuar alarm në zonë.


I plagosuri është identifikuar si Olsi Mucodemi, 42 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.


Sipas burimeve spitalore, 42-vjeçari ka marrë plagë me thikë në gjoks, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij paraqitet relativisht e mirë.


Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.


Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e të plagosurit pas ngjarjes së rëndë./ Lajmi fundit

“KORÇA BOOM”


bottom of page