Plagosje me th*kë/ Një person transportohet me urgjencë në spital, policia nis hetimet
- 3 days ago
- 1 min read
Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme ne lagjen Isa Boletini në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e një personi me mjet prerës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit një person ka mbetur i dëmtuar.
Siç raportohet nga disa media, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit deri në mbërritjen e ambulancës.
I dëmtuari është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjendja e tij shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
“KORÇA BOOM”
















