top of page

Plagosje me th*kë në Korçë/ Konflikt mes disa personave, 1 i lënduar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 31, 2025
  • 1 min read

Një konflikt mes disa personave në zonën e pazarit të vjetër në Korçë ka përfunduar me plagosjen e një personi.


Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe, sipas informacioneve paraprake, mësohet se përplasja ka përfshirë së paku se tre persona.


Gjatë konfrontimit, një person është goditur me mjet prerës (thikë) dhe ka mbetur i plagosur.


Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.


Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page