top of page

Po ktheheshin nga një ceremoni mortore, kush janë v*ktima dhe të plagosurit e aksidentit

  • 2 hours ago
  • 2 min read

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e kësaj të diele në Rrugën e Arbërit, ku një person humbi jetën ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.


Sipas informacioneve paraprake, personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga një ceremoni mortore kur ndodhi përplasja tragjike mes dy automjeteve. Rrethanat e sakta të ngjarjes po hetohen, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçari Halil Gjashi humbi jetën në vendngjarje, duke mos mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, katër persona të tjerë mbetën të lënduar dhe u transportuan drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Mes të plagosurve janë dy drejtuesit e mjeteve, Xhoni Sallaku dhe Sajmir Cecja. Ky i fundit mbërriti në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar, ndërsa po ashtu nën kujdesin e mjekëve ndodhen edhe dy pasagjerët, vëllezërit Alfred Ruçi, 43 vjeç, dhe Përparim Ruçi, 51 vjeç.


Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat ndërhynë për t'u dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë aks rrugor.


Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.


"Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.


Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. C.


Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page