top of page

POGRADEC/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, 100.000 lek gjobë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 24, 2025
  • 1 min read

Pogradec


Shkeli perimetrin e sigurisë ujore, duke lundruar me varkë metalike, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, drejtuesi i mjetit lundrues.


Bllokohet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare Pogradec, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë konstatuar në vendin e quajtur “Guri i Kuq”, një varkë metalike që po lundronte në afërsi të pushuesve.


Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar mjetin lundrues dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin E. B., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020.


Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.


Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.


“KORÇA BOOM”


bottom of page