POGRADEC: FOTO/ Digjet Range Roveri në lagjen nr. 1 rreth orës 03:50 të mëngjesit!
- Feb 26
- 1 min read
Një makinë e tipit Range Rover është djegur gjatë natës në lagjen nr. 1 në Pogradec. Automjeti u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, ndërsa njoftimi për zjarrin u raportua rreth orës 03:50 në Shërbimin Zjarrfikës.
Automjeti ka qenë i parkuar ndërsa menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të shuanin flakët dhe të izolojnë zonën për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Pritet që në një deklaratë zyrtare të sqarohet nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.
Njoftimi i policisë
“Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia./ Euronews
“KORÇA BOOM”

















