Polemikë në SHBA: Do prodhohet monedhë ari me portretin e Donald Trump
- Mar 20
- 1 min read
Një monedhë ari 24 karatësh me portretin e ish-presidentit Donald Trump pritet të prodhohet në Shtetet e Bashkuara, pas miratimit unanim nga një komision federal për artet.
Projekti, i mbështetur nga anëtarë të emëruar nga vetë Trump, shihet si një përpjekje për të nderuar figurën e tij, por ka shkaktuar një debat të fortë publik.
Dizajni i monedhës përfshin një portret serioz të Trump, të mbështetur lehtë përpara mbi një tavolinë, bazuar në një fotografi zyrtare të ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Uashington. Në monedhë do të jenë të përfshira edhe mbishkrimet tradicionale amerikane “In God We Trust” dhe “Liberty”. Diametri maksimal mund të arrijë deri në tre inç, me një variant të madh sipas preferencës së ish-presidentit, me moton “sa më e madhe, aq më mirë”.
Megjithatë, vendimi ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga demokratët. Kritikët argumentojnë se vendosja e portretit të një presidenti në detyrë bie ndesh me traditën demokratike të Shteteve të Bashkuara. Senatori Jeff Merkley e krahasoi këtë praktikë me regjimet monarkike dhe autoritare, duke theksuar se nuk përputhet me vlerat e demokracisë amerikane, veçanërisht në prag të 250-vjetorit të pavarësisë.
Ekspertët juridikë kujtojnë se ligji amerikan ndalon vendosjen e figurës së një presidenti në monedhë deri tre vjet pas vdekjes së tij. Megjithatë, monedhat përkujtimore prej ari përbëjnë një përjashtim, pasi nuk përdoren për qarkullim, por si objekte koleksionimi.
Pavarësisht polemikave, projekti pritet të marrë autorizimin formal nga Departamenti i Thesarit, duke hapur rrugën për prodhimin e një prej monedhave më të diskutueshme në historinë moderne amerikane.
"KORCA BOOM"
















